|
|||
|
Mirë se vini në faqen e historikut tek ndërmarrja shërbyese Kolgeci Kopshtar Gartenbau e cila ka një traditë shumëvjeçare në veprimtarinë e saj, si jashtë vendit ashtu edhe në Kosovë, ku më së miri këtë fakt e dëshmon edhe numri i madh i referencave dhe punëve të ndryshme të kryera me sukses, punë këto që u shpërblyen gjithmonë me urata dhe mirënjohje. Ndërmarrja është themeluar nga periudha e paraluftës qysh në vitin 1996 kur pronarët me përvojën e fituar në shtetet perëndimore kthehen në Kosovë dhe fillojnë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre, së pari kryesisht me punë dore dhe teknikë të thjeshtë Me kalimin e kohës, dhe arritjeve të sukseseve potenciale, ndërmarrja shërbyese Kolgeci Kopshtar Gartenbau u zgjerua me teknologji më të madhe, dhe rriti kështu kapacitetin e vet punues, duke mundësuar kështu ekzekutimin e punëve të ndryshme njëkohësisht në disa lokacione. Tani kapacitetet punuese mbështeten fuqishëm edhe tek pajisjet dhe teknike punës e cila përbëhet prej disa eskalatorëve, kamionëve, shtypësve të kapaciteteve ekstra të larta, si dhe rrafshuesve të vegjël, etj., ku në përgjithësi plotësojnë kapacitetet për punë në shumë lokacione . Kolgeci Kopshtar Gartenbau përveq shërbimeve të shtruarjes së kopshteve, rrugëve dhe hapësirave tjera me elemente nga betoni, tani pritet të hap repartin gjigant të prodhimit të të gjitha elementeve nga betoni duke rritur kështu garancionin në kualitet, dhe shpejtësinë e kryerjes së punimeve, e gjithashtu rritjen e numrit të punëtorëve. Pra tani një investim i madh bëhet edhe në prodhimin vetjak të kubëzave dhe elementeve tjera nga betoni, ku standardi do të jetë ai evropian dhe botërorë...punime janë në zhvillim e sipër, që do të rrisin shkallën e shërbimeve në këtë ndërmarrje, kurse prodhimi i disa elementeve tani më ka filluar siç janë anësore e betonit dhe disa elemente tjera Teknika jonë e punës është teknikë e sofistikuar perëndimore, si dhe numri i madh i punëtorëve bëjnë që kapacitetet e punës tonë të jenë të pakufishme, për të cilin fakt flasin edhe referencat e punës së ndërmarrjes Kolgeci Kopshtar Gartenbau, të cilat janë me qindra sosh. Rruga drejt suksesit është e vështirë, mirëpo ndërmarrja shërbyese Kolgeci Kopshtar Gartenbau është ende duke ecur në atë rrugë drejt përsosmërisë së shërbimeve të veta. |
|||
|
Kolgeci Kopshtar Gartenbau ©2006 Kosovë Powered by Kozzer® |
|||